Drama mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP sapo mori një kthesë të re – këtë herë, me një reagim të qetë, por domethënës nga vetë Meriton Mjekiqi.
Gjatë premierës së filmit shqiptar “ADN”, Meritoni ishte në qendër të vëmendjes, jo vetëm për rolin e tij, por edhe për jetën personale. Grupi i Andale, i njohur për pyetjet e drejtpërdrejta, nuk ngurroi ta “ngacmonte” për marrëdhënien e kaluar me Ilnisën.
Pak ditë më parë, në një intervistë për UëTëFë Show, Ilnisa Agolli kishte thumbuar ish-partnerin duke e quajtur “ish-i me IQ të ulët”.
Por në vend që të përgjigjej me të njëjtën monedhë, Meritoni zgjodhi të tregojë qetësi dhe klas.
“Nëse do ishte këtu, do e kisha përshëndetur. Unë i përshëndes të gjitha ish-të dashurat,” – u shpreh ai me qetësi.
Një reagim që shumë nuk e prisnin — dhe që tregon se ndonjëherë, heshtja (dhe një buzëqeshje) vlejnë më shumë se çdo replike.








