Modelja e njohur, Irina Shayk ndodhet momentalisht në Milano për javën e modës. 33-vjeçarja ka sfiluar krah modeleve Bella dhe Gigi Hadid në pasarelën e ‘Versace’. Ndjekësit e Shayk e kanë duartrokitur pafund ‘look-un’ e saj, pasi modelja ka shkëlqyer më fustanin e shkurtër i cili ndriçonte i gjithi nga teminat.
E gjithë pamja e Irinës ishte plotësuar dhe nga aksesorë të tjerë si vathët e mëdhenj në të njëjtën ngjyrë me fustanin, ne atë portokalli dhe varëse po njësoj. Pas sfilatës Shayk është fotografuar teksa është larguar e buzëqeshur dhe duke përshëndetur fotografët./revistawho.com