Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Iris Luarasi tha se e ka ngelur në klasë, Jonida Shehu e fton në emision për t’u sqaruar: Ju kërkoj falje

30/10/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Iris Luarasi tha se e ka ngelur në klasë, Jonida Shehu e fton në emision për t’u sqaruar: Ju kërkoj falje

Disa ditë më parë, Iris Luarasi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur zbuloi publikisht emrat e katër ish-studentëve të saj, që i kishte ngelur në klasë, e të cilët sot janë personazhe të famshëm. Një ndër ata emra ishte moderatorja e njohur Jonida Shehu. Ajo e ka ftuar ish-zyshën në emisionin e saj “Soirée” këtë të mërkurë për ta pyetur më nga afër se pse tha emrin e saj publikisht dhe për ta sqaruar këtë situatë. Irisi u shpreh se çdo gjë është keqkuptuar dhe se ajo e ka thënë me shumë sportivitet pa dashur t’i prishë imazhin askujt. “Unë do thoja që ju të katërt në fakt nuk keni qenë ngelësa, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe në fund fare unë ju kam vlerësuar me 10-të. Kur po shikoja emisionin në ‘YouTube’ aty e pashë që shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte që të vazhdoja fjalinë time dhe të thoja që nuk kanë ngelur për rezultatet në mësime , kanë ngelur për çështje mungesash. Iku historia, u bë lajm, nuk pati më kohë që të sqarohej. Unë të falenderoj shumë në fakt që më ke thirrur sot për ta sqaruar”, është shprehur Iris Luarasi. Ndër të tjera ajo tha se kur deklarata e saj u bë lajm kudo, i ka marrë të katërt ish studentët e saj që sot janë të famshëm në telefon, për t’ju kërkuar falje. “Ju mora të katërve, përfshirë edhe ty dhe ju kërkova falje sepse nuk e mendoja që një gjë e thënë me aq shumë sportivitet edhe me aq shumë dashuri t’ju prishte imazhin.Ti mendon që kur ke një famë kaq shumë të madhe, sa keni ju të katërt, kjo gjë nuk të bën më përshtypje, sepse mendon se kjo është një gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që e merr me sportivitet”, ka sqaruar më tej gazetari. Ndërkaq Jonida Shehu ka përmendur në “Soiree” pikërisht atë periudhë kur ajo ka qenë studente dhe e ka konsideruar një periudhë shumë të mundimshme të jetës së saj pasi i duhej të shkonte në shkollë dhe të punonte njëkohësisht.





https://www.instagram.com/p/B4QVqkvnHaC/?igshid=u7iufccdpvx1&fbclid=IwAR1ov0gFIdb6dklH73BvkeHc9HzriNbyPU2zLdelKALu3lnCMzDQDlvkSJQ


Tags: faljeIris Luarasipublikesoiree
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Next Post
“Nuk jam gati për t’u bërë nënë”, Nicki Minaj po përballet me presionin për të bërë fëmijë

"Nuk jam gati për t'u bërë nënë", Nicki Minaj po përballet me presionin për të bërë fëmijë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera