Padyshim që të dy janë ikonat e skenës dhe muzikës shqiptare dhe si të tillë dinë si të vlerësojnë çdo notë muzikore dhe publikun! Bëhet fjalë për këngëtaren Irma Libohovën dhe Sabri Fejzullahun, të cilët janë ngjitur në të njëtën skenë këtë fundjavë që lamë pas… “Ca vite më parë, kjo foto do qe vetëm ëndërr…E sot në një skenë bashkë”, shkruan Irma në ‘Instagram’ duke vlerësuar artistin e mirënjohur kosovar.