Irma Libohova është një nga ato këngëtare zëri i të cilave është i njohur në skenat shqiptare që shumë herët. Këngët e saj kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare, jo më kot janë të pavdekshme. Vet Irma, pavarësisht viteve që mban mbi supe duket akoma shumë e re. Nëse keni pasur dyshime për këtë këngëtarja ka publikuar sot një foto të 1984-ës. Në një kohë kur ka qenë ende e re, ajo duket njësoj si sot. Ka po të njëjtën çiltërsi dhe hijeshi. Krahas fotos Irma ka zgjedhur të shkruajë: “Viti 1984. S’di pse më kujton fjalët e Koçit të teto Ollgës kjo foto: ‘Unë jam naiv mama’.”/revistawho.com