Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe? 19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Irritohet Fevziu: Po na vjedhin çdo ditë me çmimet e biletave të avionit

04/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Irritohet Fevziu: Po na vjedhin çdo ditë me çmimet e biletave të avionit

Gazetari Blendi Fevziu duket se është i irrituar për çmimet e biletave të avionëve që paguajnë shqiptarët. Edhe pse vendi ynë sipas Fevziut është i 4 më i varfër i Europës, “shqiptarët paguajnë sot cmimet më të larta në Europë dhe ndër më të lartat në bote për biletat e udhëtimit me avion. Ndërkohë nga Tirana operohen më pak destinacione se nga cdo kryeqytet i Europës”. Në një shkrim botuar në faqen “Opinion.al”, Fevziu shkruan se Shqipëria ka mbetur e izoluar. “Nëse heq qytetet italiane, mbeten vetëm Viena me Frankfurtin e Ljubjanën në Perëndim dhe Stambolli me Athinën në lindje. Ky është izolimi më i madh që i mbetet Shqipërisë pas heqjes së vizave. Një izolim i imponuar”. “Nga ato pak linja që fluturojnë në Shqipëri, duket qartë që situata është monopol i pastër. Tre linja janë pjesë e së njëjtës kompani: Lufthansa, Austrian dhe Adria. Dy të tjera, Aegean dhe Turkish Airlines, janë pjesë e të njëjtit grup me to, Star Allianze, që ndajnë tregun dhe rregullojnë cmimet. Ajo që mbetet është Alitalia që po mbyll njërin pas tjetrit destinacionet për t’i lënë treg Blu Panoramës. Linja të tjera thuajse nuk ka. Qeveria deklaroi një vit më parë se do bënte c’është e mundur të ulte cmimet e biletave. Ajo vuri gishtin mbi aeroportin dhe pas një negocimi me të, i hoqi të drejtën ekskzuivitetit të fluturimeve dhe i shtoi 2 vite më shumë kontratën e konçesionit. Një vit më pas çmimet janë rritur thuajse 30%; asnjë aereport tjetër nuk është bërë funksional, dhe të dalësh nga Shqipëria sidomos në muajt e verës dhe shtator apo në festat e fundvitit ngjan e pamundur. Për të mos thënë tmerrësisht e kushtueshme”, thekson Fevziu.






Tags: Blendi Fevziuirritohet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?

19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Next Post
Dy kushërira 4 dhe 18 vjeç mbyten në Durrës, ja fotot e viktimave

Dy kushërira 4 dhe 18 vjeç mbyten në Durrës, ja fotot e viktimave








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera