Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ish-banori i ‘BB’: Së shpejti baba, e kemi dashur dhe kërkuar shumë këtë fëmijë

13/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ish-banori i ‘BB’: Së shpejti baba, e kemi dashur dhe kërkuar shumë këtë fëmijë

Në vitin e katërt të lidhjes me partneren e tij Anisa, lojtari më i spikatur i “Big Brother 6”, Ilir Beqiri, po pret të bëhet baba i një djali. Për fëmijën që e dëshironin, angazhimet jashtë televizionit dhe jetën në Tiranë pas 10 vitesh në Europë, Iliri i rrëfen në këtë intervistë të parë për vitin 2017.





Do të bëhesh baba për herë të parë, si po e prisni ti dhe partnerja Anisa?

Kjo intervistë në botimin e parë tuajin për 2017­n do të jetë një dhuratë shumë e veçantë për bebin tonë, kur t’i tregojmë intervistën dhe t’i mburremi që lindja e bebit ka qenë një “event”, jo vetëm për ne, por edhe për shumë dashamirës tanët. Si do ta presim? Me saze (qesh). Në fakt, me shumë ankth, mezi po e presim sepse e kemi dashur dhe kërkuar shumë këtë fëmijë. Kishim dëgjuar në fakt që është një ndjesi shumë e veçantë, por na duhej ta provonim që të kuptonim me të vërtetë se sa gjë e jashtëzakonshme është. Bota jonë rrotullohet rreth këtij “eventi”.


Pra ky fëmijë ishte i planifikuar?

Ne jemi një çift shumë i përgjegjshëm dhe sigurisht që ishte e planifikuar. Ose më mirë të themi kishim pakëz kohë që po e kërkonim, por nuk po vinte. Në momentin kur ne planifikuam dasmën, erdhi ky miku i vogël.

Gjininë dhe emrin e keni zbuluar?

Gjinia? Ky “miku” thashë unë, jo kjo mikesha (hahaha). Është një djalë dhe për emrin ende nuk kemi vendosur. Kemi disa emra që na pëlqejnë të dyve, por ende mbetemi në pritje të sugjerimeve.

Thatë që keni planifikuar ceremoni dasme, kur do të visheni nuse e dhëndër?

S’e dija që duhej kostum dasme për ditën që do të lindë fëmija. Theksoj, ne të parët, por edhe familjarët tanë nuk e kanë problem këtë gjë, ai është kismet i Zotit dhe si i tillë do të pritet mes të mirash e të mirëve. Plus që ne të dy kemi pasur një mendim prej “divergjentësh” prej kohësh që në dasmën tonë do të kishim dëshirë të shihnim fëmijët tanë të vraponin nëpër ceremoni. Patjetër që në dasmë do të vishemi dhëndër e nuse dhe ju premtoj që do të kemi një stil shumë të veçantë dhe të thjeshtë, veçanërisht Anisa.

Si është jeta juaj tani pas “Big Brother”, angazhimet e secilit?

Anisa ka pak më shumë se një vit që punon si grimiere në “Top Channel” dhe në të njëjtën kohë ka hapur dhe një biznes që bën vetulla tattoo, qerpikë extention etj. Domethënë, gjithmonë në sferën e estetikës dhe falë Zotit është jashtëzakonisht e kënaqur nga të dyja punët. Ndërsa unë kam 7 muaj që kam filluar punë në një kompani celulare, që është e re por lider në treg, në departamentin e shitjeve në sektorin e promocioneve. Ndërkohë merrem dhe me marketingun dhe promocionin e biznesit të gruas, domethënë jam i punësuar parttime te gruaja. Dua të theksoj se të dyja këto kompani janë jashtëzakonisht korrekte për sa i përket ditës së rrogës. Anisa e vonon ndonjëherë, sidomos pas ditëve të zënkave (qesh).

Të dy vini nga jeta jashtë Shqipërisë. Çfarë ju shtyu që të nisni jetë të re këtu si çift?

Ne të dy e duam këtë vend. Edhe pse herë pas here na rikujton shijen e qumështit të gjirit të nënës, kur na vjen aty ke maja e hundës, por gjithsesi rikujtojmë që është ky vendi ku dhe balta është më e mirë se mjalta, të paktën për ne. Unë e kam thënë gjithmonë që për aq kapacitet intelektual ose fizik që kam, do të dëshiroja ta përdorja në dobi të këtij vendi. I kushtova 10 vjet botës. Këtu dua të plakem dhe të vdes. Por nëse gjërat shkojnë keq, fatmirë­ sisht të dy kemi dokumente europiane dhe për të mirën e familjes sonë të re mund të lëvizim, aty ku ne mendojmë që do të jetë më mirë. Tani për tani jemi shumë të lumtur për këtë jetë që kemi krijuar në këtë vend të mrekullueshëm./Panorama

il2

Tags: bashkeshorteilir beqirishtatzene
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
The Weeknd: Martesa është shumë e frikshme për mua

The Weeknd: Martesa është shumë e frikshme për mua








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera