Në mbrëmjen e djeshme, aktori i njohur dhe ish-banori i “BBV Kosova”, Gani Gërmia, u bë pjesë e reality show-t “Ferma VIP”, si fermeri më i ri që iu bashkua garës.
Ditën e sotme, ai u mirëprit nga Erand Sojli me një kafe të ngrohtë në mëngjes, ndërsa ky i fundit tregoi interes për ta njohur më nga afër dhe për të mësuar më shumë rreth jetës së Ganiut.
Gjatë bisedës së tyre, Ganiu ndau një kapitull të dhimbshëm nga jeta e tij personale: humbjen e njërit prej vëllezërve të tij.
“Kam prindërit dhe një vëlla. Kemi qenë 3 vëllzër, kemi mbetur 2. Njëri ka ndërruar jetë prej një sëmundje të rëndë, para 3 vitesh. Unë jam 30 vjeç”, rrëfeu Ganiu me emocion.