Ish-banori i Big Brother VIP Albania 6, modeli Vigan Shehu do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e bukur e dha përmes një seti fotografik të publikuar në Instagram. Vigani ka pozuar me partneren, e cila shihet me barkun e rrumbullakosur.
Partnerja e Viganit quhet Alina dhe është nga Moldavia.
Vigani nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebit teksa ka marrë urime të shumta në komente.