Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ish-banori i “Big Brother”: Angazhimi im i ri te LIBRA, pse iu bashkova Blushit

22/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Ish-banori i “Big Brother”: Angazhimi im i ri te LIBRA, pse iu bashkova Blushit

Prej ditësh është bërë publik lajmi se ish­ban ori i “Big Brother” është bërë pjesë e partisë së re politike, LIBRA. Anaid Kaloti në një intervistë për suplementin “Bluetooth” të ‘Gazeta Shqiptare’ rrëfen si u bë pjesë e LIBRA­ s si dhe rolin e tij pranë partisë së Ben Blushit. “Nuk ka vertikalizime shefa apo deputetë me udhëzime vertikale partiake që të na japin urdhra”, shprehet djaloshi nga Tirana. Pasi ka provuar angazhimin në politikë me PD, por edhe me PS, ai shprehet se ka gjetur më në fund një përfaqësim të ideve të tij. Më tej ai nuk lë pa na përmendur edhe marrëdhëniet me kryetarin, Ben Blushin, duke u shprehur se nga afër e ka takuar vetëm njëherë dhe se komunikojnë me email rreth punëve të përditshme.
 
Ditët e fundit është marrë vesh lajmi se jeni bërë pjesë e politikës, me konkretisht, e partisë së re, LIBRA, cili është roli juaj?
Ne nuk funksionojmë me role. Jemi një organizatë e barabartë e mirëstrukturuar, punojmë dhe orientohemi të gjithë horizontalisht. Nuk ka vertikalizime shefa apo deputetë me udhëzime vertikale partiake që të na japin urdhra. Unë jam pjesë e bordit të Tiranës, koordinoj dhe hartoj strategji që LIBRA të jetë sa më afër njerëzve në terren.
 
Është një punë e organizuar në grup dhe që funksion shumë mirë deri tani Mund të quheni koordinator në detyrën tuaj të re?
Anëtar i bërthamës së Tiranës, pjesë shumë domethënëse e lëvizjes,vullnetar i denjë i lëvizjes më të barabartë njerëzit për njerëzit.
 
Çfarë pret Anaidi pas fushatës?
(Qesh) Në LIBRA nuk ofrojnë pazare, ne nuk funksionojmë me premtime, ne aderojmë në emër të barabartë të njerëzve të lirë që nuk shiten apo blihen ashtu si rëndom partitë politike kanë transformuar çdo element të shoqërisë dhe familjes shqiptare, duke blerë më para apo premtime të ardhmen e tyre dhe shkatërrimin e shqiptareve. Unë pres të përfaqësohem nga njerëz më ide, të kemi një apo më shumë zëra në Parlament që flasin për një Shqipëri të pa poshtëruar pasi unë jam shumë i bindur që Shqipëria që po jetojmë nuk është ajo që ne duam.
 
A mendoni se shqiptarët i besojnë ende të tilla ide si këto tuajat?
Unë i besoj. Unë jam shqiptar, por që nga çdo teori e gënjeshtër që dëgjova gjithë jetën, vetëm te LIBRA u ndjeva i përfaqësuar mbi idetë e mija.
 
Je angazhuar edhe më herët me politikë, çfarë përshtypjes ke marrë?
Kam qenë pjesë organizative e PD, kam bërë fushatë për Rilindjen, edhe pse nuk lind asgjë nga një ego e vdekur për pushtet, kam takuar personalisht Lulzim Bashën, Fugen që vë në rresht Ramën, kam qenë pjesë e strukturës së Saimir Tahirit… Nuk kam asnjë përshtypje të keqe për asnjë nga këta më sipër, përveçse politika dhe skemat që zgjedhin të përdorin nuk përfaqësojnë asnjë ide timen dhe unë nuk mbroj asnjë tezë të tyren. Për sa kohë njerëz vdesin nëpër urgjenca, fëmijë nëpër rrugica, të vjetër nëpër ura unë nuk do të mbështes më asgjë dhe asnjë nga këta. Nuk do të përpiqem të gjej fajtor individual, por do pështyja mbi çdo minutë të humbur nga jeta e një njeriu të varfër, vetëm mbi politikën që 25 vjet nuk ndryshoi as edhe një mentalitet, jo pastaj gjëra të tjera më jetike, më domethënëse.
 
Çfarë marrëdhënie ke me Ben Blushin, kryetarin e LIBRA?
Nuk kam asnjë marrëdhënie me Blushin, përveçse përshëndetemi rishtas nëpër korridor apo kontaktojmë me email për ndonjë plan pune. E kam takuar vetëm një herë privatisht, ditën kur u ofrova në LIBRA. Ta thashë dhe njëherë ne nuk funksionojmë vertikalisht, marrëdhëniet më të ngushta aty i kam me kolegët e zyrës ku punoj dhe më njerëzit e rinj që njoh çdo ditë aty./bluetooth, gazetashqiptare





Tags: Anaid KalotiangazhimelibraPolitike
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Next Post
Ilir Etemi, nga model në këngëtar…

Ilir Etemi, nga model në këngëtar...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera