Ish-banori i “Big Brother” Erion Zeqiraj, nis një rrugëtim të ri në botën e televizionit. Pas datës 10 shtator prezantuesin do e shohim në ekranin e televizionit “Tema TV” si spiker lajmesh.
Në fillimet e karrierës së tij, Erioni u bë i njohur nga pjesëmarrja në “Big Brother3”. Më pas pa u larguar nga televizioni ai prej disa vitesh ka pasur eksperienca si spiker dhe prezantues në ekrane të ndryshme. Ish-banori ka qenë prezantues në emisionin “Dita ime” në “Vizion Plus” dhe më pas karrierën e vazhdoi në “RTSH” ku kishte një emision të përditshëm, “Kolor”. Njëkohësisht Erioni ka një karrierë të gjatë edhe si drejtor prodhimi në “Miss Univers Albania”./revistawho.com