Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Alby, ka befasuar ndjekësit me një postim që rrallë e rrallë e kanë parë prej saj. Në 34-vjetorin e lindjes, ajo ka zgjedhur të publikojë një portret të plotë familjar, duke treguar për herë të parë të tre vajzat që rriten së bashku në familjen e saj të përbashkët.
Në imazhin festiv, që duket se është shkrepur në një jaht të dekoruar me balona “Happy Bday”, Alby shfaqet pranë partnerit dhe tre vajzave: e madhja e saj, vajza e partnerit dhe vogëlushja që çifti ka së bashku. Të gjithë të veshur në të bardha, ata krijojnë një atmosferë të qetë dhe të ngrohtë që i ka emocionuar fansat.
Në mbishkrimin e fotos, Alby ka shkruar: “Duke festuar ditëlindjen time pak më ndryshe këtë vit dhe nuk do të doja të ishte ndryshe ”. Menjëherë pas publikimit, postimi është mbushur me pëlqime dhe urime, duke e kthyer në një nga momentet më të komentuara të ditës.









