Alby The Goat, ish-banorja e dashur e “Big Brother VIP Kosova”, duket se mund të jetë duke kaluar një kapitull të ri të jetës së saj.
Pamjet e fundit të postuar prej saj në rrjete sociale e tregojnë me barkun e rrumbullakosur.
Edhe pse nuk ka zbuluar ende gjininë e bebit, ndjekësit janë të bindur se Alby mezi po pret të ndajë më shumë detaje. Kujtojmë se Alby është tashmë nënë e një vajze.