Sam Asghari, ish-bashkëshorti i Britney Spears, ka ndarë disa detaje të reja mbi martesën e tij me ikonën e pop-it, duke përmendur një nga momentet më të pazakonta që ka përjetuar gjatë marrëdhënies së tyre.
Në një intervistë për podcast-in “Sibling Rivalry” të Kate dhe Oliver Hudson, ai ka treguar se sistemi i konservatorit të Britney kishte një ndikim të madh dhe të papritur në jetën e tyre si çift.
Asghari e ka përshkruar këtë periudhë si një përvojë të jashtëzakonshme, duke thënë:
“Një ditë fillova të mësoj për konservatorin dhe thashë: ‘Po, po jetoj në Amerikë, por si është e mundur që një person mbi 18 vjeç ka nevojë për leje nga prindërit?’ Ishte diçka që nuk e kuptova dhe ishte shumë e vështirë për mua.”
Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja ndaj Britney-t ishte thelbësore dhe se përpiqej të ishte sa më i pranishëm për të.
“Mendoj se ishte më mirë që të isha aty për të dhe ta mbështesja sa më shumë që mundesha. Ishte një përvojë që kërkonte shumë qetësi dhe përkushtim.”
Çifti u njoh në vitin 2016 gjatë xhirimeve të videoklipit të Britney për këngën “Slumber Party” dhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit 2022. Megjithatë, në gusht 2023 nisën të qarkullonin thashetheme për ndarjen e tyre, dhe deri në maj të vitit të kaluar divorci u finalizua.
Britney Spears ka kaluar një periudhë të vështirë për vite me radhë, pasi babai i saj, Jamie Spears, kishte kontroll të plotë mbi jetën dhe karrierën e saj përmes një konservatori që zgjati nga viti 2008 deri në 2021. Në nëntor të vitit 2021, ajo arriti të rimarrë kontrollin mbi pasurinë dhe jetën e saj personale, duke mbyllur kështu një kapitull të gjatë të kufizimeve ligjore.