Nick Cannon pritet të bëhet sërish baba. Ylli i “Wild ‘N Out” ka qënë i ftuar në programin “The Breakfat Club”, ditën e enjte, ku ka konfirmuar se është duke mirëpritur ardhjen në jetë të një fëmije me ish të dashurën e tij, Brittany Bell.
Në fillim, kur Cannon është pyetur rreth këtyre thashethemeve, aktori u mundua ta anashkalonte këtë pyetje por drejtuesja e programit e ka pyetur sërish ish-bashkëshortin e Mariah Carey, i cili është përgjigjur: “Po, pres të bëhem baba. Absolutisht”.