Modelja shkodrane, Erjona Sulejmani tërhoqi vëmendjen e publiku shqiptar pas divorcit me futbollistin, Blerim Xhemaili. Prej kohësh bukuroshja është duke zhvilluar karrierën e saj në Itali dhe është bërë pjesë e disa projekteve të rëndësishme.
Së fundmi modelja ndodhet në një nga plazhet mahnitëse të Spanjës nga ku ka publikuar edhe disa foto. Mes fotove të pamjeve të mrekullueshme dhe aventurave me miqtë, nuk mungojnë as ato me bikini dhe në fund ato toples. Në postimet e saj në ‘Instastory’, ajo shfaqet mjaft e lumtur toples, teksa e mbulon gjoksin me duar. Linjat e saj perfekte janë për tu habitur pasi kujtojmë se Erjona është nënë e një djali./revistawho.com