Prej gati dy vitesh i ishte bërë makth ish-të dashurës. Bëhet fjalë për një ish-boksier shqiptar i cili jetonte prej vitesh në Itali. Sipas mediave italiane, 32-vjeçari me inicialet V.E, rezident në Modena, përndiqte me mesazhe dhe telefonata prej vitit 2014 deri në 2016-ën ish-partneren e tij 26-vjeçare dhe të dashurin e saj të ri 40-vjeçar. Pas kërcënimeve të vazhdueshme, çifti italian është detyruar që të denoncojë shqiptarin në polici, ndërsa tashmë me nje vendim gjykate, ai nuk mund t’u afrohet atyre./Panorama