Michelle, ish-partnerja italiane e Klodian Mihajt, banorit të Big Brother VIP Kosova 4, ka habitur fansat shqiptarë me një kërkesë të pazakontë. Ajo ka pranuar hapur se nuk kupton gjuhën shqipe, gjë që e pengon të ndjekë zhvillimet rreth Klodit brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Michelle sqaron se po kërkon një shqiptar që flet italisht rrjedhshëm dhe që ndjek rregullisht reality show-n. Qëllimi është të ketë dikë që mund t’i përkthejë dhe t’i shpjegojë çdo deklaratë, veprim apo situatë që lidhet me ish-partnerin e saj.
“Kërkoj dikë që mund të më tregojë gjithçka për ish-in tim, pasi nuk kuptoj asnjë fjalë nga ajo që ndodh brenda Big Brother Kosova.”
Ky hap tregon se Michelle mbetet e interesuar për gjendjen dhe sjelljen e Klodit edhe pas ndarjes së tyre. Ajo e përshkruan këtë nismë si një mënyrë për t’u lidhur me komunitetin shqiptar dhe për të krijuar miqësi të reja me ndjekësit që janë të gatshëm ta ndihmojnë.








