Brad Pitt zbuloi se i dha fund lidhjes me modelen 27-vjeçare, Nicole Poturalski.
“Page Six” shkroi se dyshja u larguan plotësisht nga njëri-tjetri dhe se lidhja e tyre nuk ishte asnjëherë aq serioze sa u përfol.
Së fundmi Nicole ka vendosur t’i kthejë përgjigje një komentuesi duke shkruar: “Faleminderit shumë për fjalët. Më duhet ta pranoj se fjalët plot urrejtje nuk të gërvishtin edhe nëse ke një lëkurë të trashë”.
Kujtojmë se lidhja e Brad me Nicole mori vëmendjen e gjithë mediave, ndonëse nuk zgjati për shumë muaj. Dyshja u fotografuan disa herë bashkë në Francë, momente këto që bënë xhiron e rrjetit./revistawho.com









