Fituesja e “Big Brother Albania 9”, Fotini Derxho, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë, duke kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ajo renditet e para në listën e Partisë Mundësia në Qarkun e Gjirokastrës.
Me origjinë nga Lazarati i Gjirokastrës, Fotini Derxho një pjesë të jetës së saj e ka kaluar në emigrim dhe më pas vendosi t’i hyjë spektaklit të televiziv përmes Big Brother. Ajo mori pjesë dhe fitoi në “Big Brother Albania 9”, dhe më pas do të konkurronte sërish në Big Brother Albania VIP 2.