Ish fubtollisti i Manchester United, danezi Anders Lindeegard i ka dhënë fund martesës me modelen kosovare, Mise Beqiri. Çifti njoftoi ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se djali Julian është përparësia e tyre, raporton Hello.
“Për shkak të dallimeve të papajtueshme kemi marrë vendim të vështirë, për të bërë jetë të ndarë. Kujdesi për djalin tonë mbetet prioritet kryesor për të dy ne. Kërkojmë që të respektohet privatësia jonë, pasi kjo është një kohë e vështirë për ne”, thuhet në deklaratën e çiftit./Telegrafi