Joe Jonas, ish i dashuri i Gigi Hadid, më në fund ka thyer heshtjen për lidhjen e Gigi me Zyan Malik. Jonas dhe Hadid u ndanë në nëntor dhe shumë shpejt filluan thashethemet për një lidhje të re të bukuroshes. Gjithsesi Malik dhe Hadid nuk nguruan ta shfaqin hapur dashurinë e tyre, duke u fotografuar bashkë gjithandej. Pas kaq muajsh Joe Jonas është shprehur se Gigi e kaloi lidhjen me të shumë shpejt, duke treguar dhe habi se si mundet që ajo të fillonte një lidhje të re aq shpejt. I pyetur dhe për Zyan ai ka thënë se nuk e ka dëgjuar muzikën e tij asnjëherë.







