Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk është gjithmonë e lehtë” Sara tregon sfidat e bashkë-prindërimit me Ledrin 11/11/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore 11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër 11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion 11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet 11/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ish-menaxheri shpërthen ndaj Gjestit: Po gënjen publikun! Diellzën e ka dhunuar!

14/02/2025
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Ish-menaxheri shpërthen ndaj Gjestit: Po gënjen publikun! Diellzën e ka dhunuar!

Producenti i njohur Alberati ka bërë deklarata tronditëse për ish-mikun e tij, Gjestin, aktualisht banor i Big Brother VIP Albania. Gjatë një interviste për Prive, ai ka zbuluar detaje të panjohura më parë për marrëdhënien e tyre, duke e përshkruar Gjestin si një person mosmirënjohës dhe egoist.





Nga njohja e parë deri te zhgënjimi

Alberati ka treguar se e ka njohur Gjestin në Prishtinë dhe se i ka ofruar ndihmën e tij për të hyrë në industrinë e muzikës, ndonëse vetë nuk ishte shumë i përfshirë në atë kohë. Ai thotë se e ka ndihmuar financiarisht dhe emocionalisht, duke e parë si dikë në nevojë.


Më pa në sy thellë… i thash Besart Kelmendi du të të them diçka. Nuk kam shumë kohë që kam ardhur këtu, i kam disa connection por nuk mund të bazohem shumë që t’i them të na rregullojë punë, por kam dikë që e doja për punët e mija por dua të të ndihmoj ty. Ma mori zemrën, e pash që kishte një hall të madh… nëse nuk e bën këtë punë, nuk bën asgjë me jetën.

Sipas Alberatit, ndihma e tij nuk është vlerësuar, dhe Gjesti, në vend që të tregonte mirënjohje, ka zgjedhur të luajë rolin e viktimës.

Problemet emocionale dhe sfidat e karrierës

Alberati ka ndarë detaje mbi problemet emocionale të Gjestit, duke përmendur periudha të errëta në jetën e tij, madje edhe tentativat për vetëvrasje. Ai ka zbuluar gjithashtu prapaskenat e këngës së parë të Gjestit, “Idiote”, e cila është miksuar mbi dhjetë herë, madje edhe jashtë vendit. Sipas tij, pas publikimit, Gjesti dukej si një njeri tjetër.

Ai gjithashtu ka treguar se ka mbuluar shpenzimet e Gjestit për vite me radhë, përfshirë qiranë, rrobat, ushqimin dhe të tjera.

Është mosmirënjohës, mos-falënderues, pa karakter, sadist, sadist me plot kuptimin e fjalës. Është injorant i fëlliqur në mënyrën e vet, është egoist, për katër vjet ia kam paguar qeranë, rrobat, brushën e dhëmbëve, internetin, kafen, ujin, cigaret, bukën.

Thirrja për të treguar të vërtetën

Alberati e ka sfiduar Gjestin të jetë i sinqertë me publikun dhe të pranojë rolin që ai ka pasur në ngritjen e tij si artist. Ai thotë se shumë nga njerëzit që sot e rrethojnë Gjestin kanë qenë të ndikuar nga vetë Alberati.

Pse nuk po bëhesh real edhe me marrë vetëm pak burrëri e me thënë, si ndihesh kur ia fut njeriut e e pren në besë që të gjithë ata që të rrethojnë ty sot jam unë, unë jam Diellza që ti e përmend para pasqyrës, unë jam ish menaxheri yt, jam Red Box, unë jam Arian Kosumi, Tomas Kuçi, Albosi, stili, veshja, teksti, refreni, unë jam lidhja, unë jam, unë jam respekti në familje, unë jam ai.

Familja dhe marrëdhënia me Djellzën

Në fund, Alberati ka folur edhe për familjen e Gjestit, duke përmendur se babai i tij është një njeri punëtor dhe i përkushtuar. Sipas tij, deklaratat e Gjestit për familjen e tij janë të pavërteta.

Babanë e ka shumë punëtor. Babai i tij zgjohet në mëngjes dhe terri e bie. Ky ka qenë thjesht një rrugaç, nuk ka punuar kurrë. Familjen e ka shumë të mirë.

Alberati ka zbuluar gjithashtu detaje për marrëdhënien e Gjestit me ish-partneren e tij, Diellzën. Ai ka thënë se ajo ka qenë një mbështetje e madhe për të, por se marrëdhënia e tyre është shoqëruar me tensione dhe xhelozi.

Sipas Alberatit, Diellza ka bërë gjithçka për Gjestin, por ai e ka keqpërdorur besimin e saj, madje duke ushtruar dhunë ndaj saj.

Diellza është një femër, e ka prej meje. Unë e kam njohur me të. Ata janë akoma në lidhje, e ka tradhtuar edhe sa ka qenë aty. Gjesti po gënjen se akoma është me Diellzën. Diellza i ka sjell bukë cigare, kur ka ngrënë bukë e ka çuar në dhomë e ka rrahur. Ky kësi burri është. Ka ushtruar dhunë fizike në të.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e Gjestit, të cilët e kanë akuzuar Alberatin për shpifjed he përpjekje për të fituar vëmendje.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk është gjithmonë e lehtë” Sara tregon sfidat e bashkë-prindërimit me Ledrin
Breaking News

“Nuk është gjithmonë e lehtë” Sara tregon sfidat e bashkë-prindërimit me Ledrin

11/11/2025
“Më shpëtove jetën”, letra e Xhensila Myrtezajt për të birin do t’iu lërë pa fjalë!
Breaking News

“Më shpëtove jetën”, letra e Xhensila Myrtezajt për të birin do t’iu lërë pa fjalë!

11/11/2025
“Të dua çdo ditë e më shumë”, Sara Gjordeni feston përvjetorin e martesës me Bardhin
Breaking News

“Të dua çdo ditë e më shumë”, Sara Gjordeni feston përvjetorin e martesës me Bardhin

11/11/2025
Moderatori i njohur e pranon hapur: “Kam bërë botoks!”
Breaking News

Moderatori i njohur e pranon hapur: “Kam bërë botoks!”

10/11/2025
“Nuk është mirë”, Elton Ilirjani ngre alarmin për Parashqevi Simakun
Breaking News

“Nuk është mirë”, Elton Ilirjani ngre alarmin për Parashqevi Simakun

10/11/2025
Bëri-ç’bëri, ish-i nuk e la pa e thumbuar Katy Perry-n
Breaking News

Bëri-ç’bëri, ish-i nuk e la pa e thumbuar Katy Perry-n

10/11/2025
Next Post
Mos e besoni po deshët, por Blero këtë Shën Valentin uroi ish-partneret!

Mos e besoni po deshët, por Blero këtë Shën Valentin uroi ish-partneret!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera