Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

Drama që ka përfshirë familjen Beckham po merr një kthesë të re, këtë herë nga një figurë e papritur. Në mes të përplasjes publike mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, ka ndërhyrë edhe ish-parukieri i Nicola Peltz, duke hedhur dritë mbi një këndvështrim krejt ndryshe nga ai që ka dominuar deri tani.





Justin Anderson, i cili ka punuar me Nicola Peltz në vitin 2014 gjatë promovimit të filmit “Transformers: Age of Extinction”, ka reaguar publikisht në Instagram. Ai nuk kurseu aspak fjalët, duke e cilësuar aktoren si “një nga njerëzit e famshëm më të këqij” me të cilët ka bashkëpunuar ndonjëherë. Sipas tij, ajo është një “mollë të kalbur”, duke lënë të kuptohet se burimi i problemeve nuk është familja Beckham, por vetë Nicola.

Në një reagim të mëvonshëm, Anderson shkoi edhe më tej, duke shkruar: “E dija që kjo martesë nuk do t’i bënte mirë asaj familjeje,” ndërsa shtoi se që në fillim kishte ndjerë “energji të keqe”. “Kur dikush nuk është i sjellshëm, kjo del gjithmonë në pah. Nuk mund ta fshehësh,” theksoi ai.


Këto deklarata vijnë vetëm disa ditë pas postimit tronditës të Brooklyn Beckham në Instagram, ku ai sulmoi drejtpërdrejt prindërit e tij. Brooklyn i akuzoi ata për “gënjeshtra të panumërta” dhe për tentativa të vazhdueshme për të “shkatërruar martesën” e tij me Nicola Peltz. Në mesazhin e gjatë, ai u shpreh qartë se nuk synon pajtim dhe se, për herë të parë, po zgjedh të mbrojë veten.

Ndërhyrja e ish-parukierit vetëm sa i hedh më shumë benzinë zjarrit një historie që tashmë ka kaluar kufijtë e një konflikti familjar, duke u shndërruar në një dramë publike me shumë zëra, akuza dhe pozicionime të forta. Tensioni mes palëve duket larg zbutjes – përkundrazi, çdo reagim i ri e bën përçarjen edhe më të thellë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Next Post
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera