Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ish pjesëmarrësi i Big Brother Albania: Nëna e Lindsay Lohan më kërkoi për vajzën e saj

20/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ish pjesëmarrësi i Big Brother Albania: Nëna e Lindsay Lohan më kërkoi për vajzën e saj

E nkelejd Mezini, i njohur si sozia i Brad Pitt në “Big Brother 7”, prej dy vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur jetë të re pranë bashkëshortes italiane, Suzane Cuomo.





Ajo punon mësuese në “Quine’s Long Island”, ndërsa 30 vjeçari i rritur në Greqi përveç punës si menaxher në një restorant VIP, ka prekur ëndrrën e aktrimit, duke kapur rolin e parë në Hollywood. Ish-lojtari i “BB” luan modelin në krah të Mike Colter, Frank Whaley, Alfre Woodard në serialin me krimet e jetës së natës së New York-ut. Djali shtatlartë gjatë lojës në reality shoë i etiketua si sozia shqiptar i Pitt, për shkak të ngjashmërisë fizike që ka me aktorin hollivudian seksi. Sapo ka prekur ëndrrën kinematografike bashkë me Marko Cakën, për të luajtur si aktor me produksionin hollyvudian “Marvel e Disney”, që është projekt i një seriali të madh “Luke Cage” i Marvel e “ABC studio” Enkelejdi rrëfen për revistën “Story” stilin e ri të jetës në SHBA, dhe si reagojnë femrat kur përballen me kopjen e Brad Pitt.

Si sozia shqiptar i Brad Pitt që të njohin tashmë, çfarë roli të kanë besuar në produksionin Hollywoodian?
Kam rolin episodic të një fashionisti në serialin “crime action” me skena nga jeta e natës në New York, dhe ndihem e lumtur.
Të kemi parë dhe të bësh modelin para një piktoreje të njohur. Mund të na e tregosh më shumë rreth kësaj eksperience?
Po, para pak javësh isha i ftuar në një event shumë të madh, një ekspozitë pikturash. Piktorja 43 vjeçare nga Zvicra, Diana Pincks shumë e njohur këtu në Long Island me kërkoi të jem modeli i saj. Pikturën në fillim e nxori në shitje me vlerën 2500$, por pastaj e mori me vete në Zvicër. Vendosi ta mbante për vete pasi është e para punë, që ajo ka bërë me një mashkull, dhe për më tepër të zhveshur. Flas përditë me të, sepse shkruan edhe për revistën 25A këtu në Long Island, ku kam nisur të botoj dhe unë artikuj për “antiage”.
Cili ishte kontakti i parë me të, dhe pse të zgjodhi ty mashkullin e parë të të zhveshur nudo në pikturë?
Jemi njohur pranë restorantit “Hendrix Tavern Roslyn”, ku unë punoj si menaxher dhe organizoj festa për VIP-a. Aty kontaktuam dhe i rashë në sy.
Kupton që e tërheq diçka tek ty si mashkull?
(qesh) E vërteta është se të gjitha femrat e “Long Island” janë çmendur pas meje.
Pse kush tjetër?
Po ja para disa muajsh ishte tek restoranti “Hendrix” ku unë punoj si menaxher, nëna e Lindsey Lohan, e cila është shoqe e ngushtë e bosit tim. Sapo më pa, m’u afrua dhe më tha: “Njëra nga dy vajzat e mia duhet të martohet patjetër me ty”, dhe më buzëqeshi. Edhe shumë klientë të tjerë më pyesin nëse jam i martuar se duan të martojnë vajzat për mua. Këtu njerëzit janë shumë të hapur, t’i bëjnë propozimet direkt fare.
Si burrë i martuar që të ka ndodhur të tundohesh?
Jo. Ua them që në fillim që jam i martuar, spese jam njeri me këmbë në tokë. Ato më pyesin ku mund te gjejmë një djalosh si ty? Dhe unë duke qeshur u sugjeroj të vijnë në Tiranë.
Je përshtatur me ritmin e jetës në Amerikë, ndihesh në vendin e duhur për ty?
Po, tani që po ambientohem më duket shumë “nice” jeta këtu. /kosovarja.com


Tags: Enkelejd Mezini
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
Vajza që shpenzon 30 mijë paund për një prerje flokësh (FOTO,VIDEO)

Vajza që shpenzon 30 mijë paund për një prerje flokësh (FOTO,VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera