Portieri danez Anders Lindegaard pritet të shkurorëzohet nga modelja shqiptare Misse Beqiri pas dy vjetësh martesë.
Anëtari i ekipit Preston North End ka thënë se dallimet e mëdha mes tyre është arsyeja kryesore që ata kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre, raporton The Sun, transmeton “Opinion”.
Lindegaard dhe Misse Beqiri kanë djalin trevjeçar Julianin.
“Shkaku i dallimeve të konsiderueshme ne kemi marrë vendim që të jetojmë të ndarë. Kujdesi për djalin do të jetë prioritet i yni”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
“Kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë për ne”, thuhej më tej.