Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…” emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila BASHA i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid

28/01/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…” emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila BASHA i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid

Mbrëmjen e djeshme u organizua në “Teatrin e Operas dhe Baletit” një mbrëmje gala nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku u vlerësuan të gjithë ata lojtarët që spikatën në vitin 2022. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Anila Basha. Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, njëkohësisht Kryetare për Futbollin e femrave i dhuroi Këpucën e Artë futbollistës së Vllaznisë, Megi Doçi. Emocionet ishin të pranishme dhe për t’i shtuar më shumë dozat mendoi Basha me fjalimin e bërë para qindrave të ftuarëve.





“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore dhe më futi në një stadium. Aty pashë ndeshjen e parë. Dhe pas kësaj, u dashurova me topin. Pas kësaj nuk rreshta së luajturi futboll”, këto ishin fjalët e kapitenes sonë të parë të Kombëtares së vajzave, Aurora Seranaj. Është pikërisht viti 2009-të. Që atëherë kanë kaluar shumë vite. Ne kemi pasur shumë vajza që marrin pjesë në futboll. Sot kemi gati 2000 dhe presim në bazë të strategjisë të futbollit për kombin që kemi, t’i dyfishojmë. Të masivizojmë futbollin e vajzave në gjithë Shqipërinë. Jo vetëm kaq, por kemi mbështetje të mëdha sa i përket financave, ekipeve dhe gjithçkaje tjetër, edhe trajnimit të vajzave. Kështu që vajza inkurajohuni për të luajtur sa më shumë futboll. Merrni njëra-tjetrën, shoqja-shoqen. Do të kënaqeni. Është një aktivitet i jashtëzakonshëm”, tha fillimisht Basha.

Më pas erdhi momenti për t’i dorëzuar trofeun e “Këpucës së Artë” Megi Doçit. Sulmuesja e Vllaznisë është e para vajzë në historinë e futbollit shqiptar që i shënon një klubi legjendar si Real Madrid. Sigurisht meritat janë të padiskutueshme dhe për t’ia promovuar publikisht anëtarja e KE-së së FSHF-së tha: “Është vajza që tronditi rrjetën e Realit të Madridit. Bravo Megi”, përfundoi Basha duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve.


Mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ishte mjaft e veçantë, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe futbolli për vajzat. Puna e palodhur e anëtares së KE-së dhe njëkohësisht Kryetares së Futbollit për femrat, po sjell dalëngadalë frytet e veta. Masivizimi i këtij sporti jo vetëm në gjininë mashkullore, është prioritet i shtëpisë së futbollit në vend.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka
Breaking News

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka

09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje
Breaking News

S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje

09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”
Breaking News

Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”

09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët
Breaking News

“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët

09/01/2026
Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!
Breaking News

Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!

09/01/2026
“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…
Breaking News

“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…

09/01/2026
Next Post
Koha për të ndjekur ëndrrat – Si do jetë Shkurti për Bricjapin sipas yjeve

Koha për të ndjekur ëndrrat - Si do jetë Shkurti për Bricjapin sipas yjeve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera