Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga ekrani, këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka ndarë detaje të reja nga jeta e saj personale. Në një rrëfim për emisionin “Prive,” ajo foli për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, dhe për mënyrën se si kjo eksperiencë e zhgënjeu thellë.
Megjithatë, duket se Fjolla ka rigjetur dashurinë. Ajo zbuloi se tashmë është në një marrëdhënie me një biznesmen shqiptar që jeton në Dubai dhe kanë plane konkrete për martesë.
Këngëtarja ka caktuar datën e lindjes së saj, 15 prill, për ceremoninë dhe premton që dasma do të jetë madhështore. Fjolla ndau emocionet e saj duke thënë:
“Është biznesmen, nuk jeton këtu, jeton jashtë shtetit, në Dubai. Shqiptar është, por me biznese në Dubai. Martesa është shumë shpejt. Vitin tjetër e kemi lënë nga muaji prill, ishalla nuk bëhem pishman, nuk ndahem me të (qesh). Për ditëlindjen e kam lënë, më 15 Prill.”
Për marrëdhënien e tyre, Fjolla shtoi:
“Kam pak kohë që jam në një lidhje me të. Ky djali më do shumë, por tani nuk i dihet.”
Ajo gjithashtu theksoi që partneri i saj dëshiron një ceremoni të veçantë dhe të madhe:
“Do të bëjmë dasmë gjigande, kështu më ka thënë. Më ka thënë që do dasmë gjigande, me tupana. Jam shumë e lumtur, unaza do të jetë speciale.”