Hilary Duff u bë e famshme në fillim të viteve 2000 si ylli i “Lizzie McGuire”, një serial adoleshentësh i Disney Channel ndër më të ndjekurit në atë kohë. Por kjo fame i solli dhe probleme aktores, e cila asokohe ishte 17 vjeç. Në kulmin e karrierës së saj, Duff ishte e fiksuar pas imazhit të trupit dhe filloi të kishte çregullime në të ngrënë. “Ishte e tmerrshme”, tha Duff në një intervistë për Women’s Health Australia. Presioni për të ruajtur pamjen që shoqëria donte prej saj e komplikoi adoleshencën e saj dhe kjo e bëri atë të ndryshonte dietën e saj dhe të kalonte një periudhë të vështirë.
Por sot aktorja i ka lënë pas këto probleme dhe shprehet krenare. “Jam krenare për trupin tim. Jam krenare që më ka dhënë tre fëmijë. Kam arritur në një pikë ku ndihem e qetë me ndryshimet që ka pësuar trupi im”, tha Duff.