Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës? 01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj! 01/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

E ftuar në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, mamaja e Angelo Harunit ka folur hapur për herë të parë për përjetimet e saj si nënë gjatë rrugëtimit të djalit në shtëpinë e “Big Brother”, por edhe për një kapitull delikat të jetës së tij sentimentale, që sipas saj la shumë gjurmë emocionale.





Alba tregoi se e ndjek formatin në mënyrë konstante dhe se çdo deklaratë e Angelos i ka tërhequr vëmendjen, veçanërisht ato që lidhen me dashurinë dhe marrëdhëniet e tij jashtë shtëpisë. Gjatë intervistës, moderatorja Atalanta riktheu në fokus një rrëfim të bërë nga Angelo, ku ai fliste për dy dashuritë më të rëndësishme të jetës së tij.

Mamaja e tij solli sërish në vëmendje fjalët e djalit, duke sqaruar se si ai e kishte përjetuar lidhjen e fundit:


Ai tha: “Në jetën time kam pasur dy dashuri të mëdha, ku nga secila kam marrë më të mirën. Tek e para mësova se dashuria është shumë e bukur që e suportojnë njëri-tjetrin dhe e duan. Ndërsa në dashurinë e dytë m’u tha që të kesh zënka është normale.” Lore iu përgjigj duke i thënë që zënka është normale, por jo sherre dhe Anxhelo pati sherre dhe prandaj e etiketoi edhe toksike. Nuk dua që të flas me emra.

Alba pranoi se e kishte lënduar fakti që kjo marrëdhënie u përshkrua publikisht si “toksike”, por sqaroi se familja ishte në dijeni të saj dhe se nuk kishte qenë një lidhje e fshehtë. Megjithatë, ajo nuk e mohoi se që në fillim kishte pasur ndjesi dhe rezerva personale.

Me shumë sinqeritet, ajo theksoi:

“Do të marr përsipër të them gjërat e mia. Për hir të së vërtetës nuk është se më ngjiti ndonjëherë sepse kisha rezervat e mia për mënyrën se si ishte qasur në lidhje me Angelon. Por kjo është e vërteta ime dhe perceptimi im. Megjithatë nuk zgjodha asnjëherë që ta atakoj apo ta shoh shtrembër, zgjodha ta respektoj sa e kishte ajo të mundur të respektonte sepse disa gjëra nuk bëhen me të thënë. O bëhen o nuk bëhen. Megjithatë ajo ishte jeta e tyre, lidhja e tyre për të cilën as nuk u pyeta ndonjëherë dhe nuk m’u mor mendim ndonjëherë”.

Sipas saj, periudha më e rëndë emocionalisht ishte ndarja. Alba rrëfeu se ishte prekur thellë kur dëgjoi se Angelo kishte kaluar Vitin e Ri i vetëm, një detaj që ajo e mësoi vetëm nga rrëfimi i tij brenda shtëpisë së “Big Brother”.

“Ajo për të cilën unë jam ndjerë keq ka qenë kur janë ndarë. Sepse mua më ka mbetur peng ajo që tha Angelo që e kam kaluar Vitin e Ri vetëm për mendtë e mia. Ai nuk kishte pse të rrinte vetëm, shtëpia ishte aty, kemi kaluar gjëra edhe më të mëdha”.

E përlotur, ajo shtoi se kjo ndjesi e vetmisë ishte ajo që e kishte goditur më shumë si nënë, duke nënvizuar se ndonëse konfliktet janë pjesë e çdo marrëdhënieje, askush nuk duhet të përballet vetëm me dhimbjen.

“Sepse nuk është normale, ta dëgjoj unë mbrapa këtë gjë. Unë them se nuk ka dashuri pa zënka, apo nuk ka dashuri pa i dhënë një mundësi njëri-tjetrit, por jo të përjetohet vetëm. Ata bashkëjetonin në shtëpinë e Angelos, kishin zgjedhur që ashtu ta ndanin njohjen e tyre. Në bashkëjetesë siç janë të gjithë të rinjtë sot. Zgjati rreth një vit si bashkëjetesë, por që kjo pjesa e ndarjes mua më ka dhembur shumë. Pavarësisht se i di shumë gjëra se çfarë kanë përjetuar në ndarje, që ta marr vesh në distancë se si ishte ndjerë Angelo vetëm mua më ka dhembur. Këtë ndjesinë e Vitit të Ri e mora vesh në Big Brother”.

Në fund, Alba zbuloi se Angelo kishte zgjedhur vetë të izolohej për një periudhë, duke u shkëputur edhe nga familja për rreth dy muaj. Ajo vlerësoi forcën e tij për të vazhduar jetën profesionale, pavarësisht dhimbjes emocionale.

“Për më tepër që një person i medias, një gazetar që unë e shihja nga ekrani dhe më dukej mirë çdo ditë. Duhet të ketë qenë një sforco e madhe dhe për të që të vuajë natën dhe të jetë okej ditën sepse duhet të vazhdojë punën dhe duhet të ecë përpara. Jeta vazhdon për secilin, jetë e lumtur edhe për vajzën dhe më e mira edhe për djalin tim“./TAR

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!
Breaking News

Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!

01/03/2026
Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!
Breaking News

Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!

28/02/2026
Next Post
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera