Ndeshja e shumëpritur Itali-Shqipëri po afron. Dy Kombëtaret do të përballen mes tyre në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.
Ashtu si në çdo ndeshje ku luajnë kuqezinjtë, tifozët vendas janë të shqetësuar për biletat. Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë është vendosur të luhet në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, i cili ka nje kapacitet prej 36 mijë vendesh.
Duke parë këtë fakt, drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit por edhe tifozët italianë janë të shqetësuar për faktin se tifozët shqiptarë mund të blejnë masivisht biletat e tyre duke përsëritur kështu atë ndeshje në Xhenoa.
Shqipërisë do t’i jepen vetëm 5% e vendeve në stadium, pra 1800 bileta, por asgjë nuk i pengon shqiptarët që jetojnë në Itali të marrin më shumë bileta./syri.net








