Ka pak shenja nga vajza romantike që habiti italianët me zërin e saj emocionues në balada romantike, në videon dhe këngën e saj të fundit R&B “Jeto” nga shkodrania e bukur Rigersa Zefi e datëlindjes 2002. Talenti nuk është fat por përpjekje. Filloi të këndojë në moshën 6 vjecare në “ Bilbilat e vegjël” në Shkodër ku debutoi për herë të parë në festivalin e 50 të femijëve me këngën “Pranvera”. Në moshën 10-vjeçare arriti në gjysmëfinalen e edicionit te 5-të “Gjeniu i vogël”.
Aktivitete te shumta ne teatrin “Migjeni” Shkodër si këngëtare dhe aktore derisa u be pjesë në disa evente audicione në “Io canto”, spektakli i talenteve të rinj italiane. Vajza shqiptare i mahniti te gjithë me këngën “Ancora- Mina”.
Në vitin 2016 uragani Rigersa përfshiu qytetin e lindjes ku si rrallëherë (publiku kujton recitalin e Mira Konçit vetëm 18 vjeç në 1988) ajo zhvilloi një koncert recital në teatrin “Migjeni” ku ishin të ftuar muzikantë dhe këngëtarë me emër si Iliard Shaba, Ervin Gonxhi, Irma dhe Eranda Libohova, Stine, Endri dhe Stefi Prifti të cilët pranuan të ishin pjese e spektaklit pasi dëgjuan në çfare nivelesh këndonte Rigersa.

Tani të rinjtë po klikojnë në Youtube punën e fundit të saj me titull “Jeto”. Një këngë që i përshtatet moshave të reja dhe adoleshente siç edhe Rigersa dëshironte që të transmetonte atë çfarë ajo ndjen tek bashkemoshatarët e saj. Pjesë e projektit është dhe violinisti i njohur Ervin Gonxhi.
https://www.youtube.com/watch?v=fs86t5zCHiQ&feature=youtu.be








