Nëse keni parë së fundmi profilin e Ivanka Trump, mund të keni vënë re që vajza e ish-Presidentit amerikan Donald Trump ka një “dashuri të re”… Shqipërinë!
Në “Instastory”-n e saj, Ivanka ka ndarë një foto me tre libra, që duket se i ka zgjedhur posaçërisht për të kuptuar më shumë rreth historisë dhe kulturës sonë. Midis tyre janë “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A modern history” po nga Miranda Vickers, si edhe një klasik shqiptar që nuk mund të mungonte: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadare.
Në postimin e saj, Ivanka ka vendosur vetëm një fjalë që thotë gjithçka: “Kërkim!”
Ky interes nuk vjen krejt rastësisht. Bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner, është përmendur shpesh për planet e tij investuese në ishullin e Sazanit, i cili prej muajsh ka qenë pjesë e diskutimeve në media.
Ndërkohë, interneti shqiptar duket i intriguar: a është ky vetëm një “research” i pafajshëm, apo po përgatitet diçka më e madhe? Koha do ta tregojë… Por ndërkohë, ne mezi presim të shohim se çfarë do të lexojë pas kësaj!









