Ivanka Trump, ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, festoi ditëlindjen e 13 të vajzës së saj Arabella. Ivanka tregoi disa pamje nga ditëlindja e së bijës me një postim në Instagram ku shfaqte shumë foto, duke përfshirë një tortë surprizë.
Torta, e bardhë e mbuluar me qirinj të kuq “13” dhe me krem të kuq brenda duke simbolizuar gjakun, mbante shkrimin: “Djemtë duan dashuri vetëm nëse është torturë” nga kënga e Swift “Blank Space”.
Ivanka Trump, 42 vjeç tregoi se vajza e saj është fanse e madhe e Taylor Swift.
“Gëzuar ditëlindjen e 13 për vajzën time të mrekullueshme, Arabella! Të shikosh ty të rritesh si adoleshente është si një ëndërr. Këndimin tënd të bukur dhe mënyrën si luan në piano, aventurat tona të paharrueshme me kuaj dhe netët tona të veçanta vetëm për vajza janë momente që do t’i çmoj përgjithmonë. Arabella, ti më frymëzon dhe mahnit çdo ditë. Ti je një vajzë e mrekullueshme dhe zemra ime mbushet me dashuri për ty. Gëzuar ditëlindjen!”
View this post on Instagram








