Ylli kolumbian i regetonit J Balvin, u takua të enjten me Papa Françaskun si pjesë e Samitit “Vitae 2022” ku morën pjesë edhe artistë të tjerë. Pas takimit të tij me Papën, Balvin tha për median se ai është “i sigurt se Papës i pëlqen regetoni”. “Nëse i pëlqen futbolli, i pëlqen regetoni”, ka thënë ai. “Po flisja me të dhe kishim një lidhje shumë të mirë, do t’i jap një album që ta ketë”, shtoi kolumbiani. Mes të ftuarve ishin edhe aktorja amerikane Patricia Heaton, këngëtari Andrea Bocelli, aktori britanik David Oyelowo, këngëtarja Alessia Cara dhe artistë të tjerë nga industria e filmit, televizionit dhe muzikës.