Jennifer Lopez dhe Ben Affleck dukeshin shumë të dashuruar në rrugët e Los Anxhelosit pas thashethemeve se çifti po kalonte një krizë.
Pak ditë më parë u publikua një video ku Affleck përplas derën e makinës pasi hyn J.LO, kjo solli shumë komente negative dhe gjëja e parë që u mendua është se aktori është lodhur nga lidhja.
Por çifti i dha fund thashethemeve, pasi u panë teksa po shëtisnin rrugëve të Los Anxhelosit, të kapur për dore, teksa buzëqeshnin dhe putheshin në çdo rast. Të dy dukeshin shumë të lumtur.









