Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë filmuar në një moment të tensionuar. Video është bërë virale e në të shihet çifti duke debatuar, por nuk dihet se për çfarë. Ben duket i mërzitur teksa flet me Jennifer-in ndërsa ajo pi një gllënjkë nga pija e saj dhe bën kontakt të zgjatur me sy me të.
“Nuk kam pirë asgjë, në rregull?”, është fjalia që supozohet se thuhet nga Ben në video.
Affleck ka qenë i hapur në të kaluarën për problemet e tij dhe trajtimin për varësinë ndaj alkoolit.