Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ja 5 arsyet përse na krijohen rrudha

24/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja 5 arsyet përse na krijohen rrudha

Rrudhat në pjesën e syve, vijat gjatë buzëqeshjes dhe rrathët që krijohen në qafë duken të gjitha si pjesë të paevitueshme me rritjen e moshës. Ndonjëherë jo vetëm kalimi i moshës është përgjegjës për formimin e këtyre rrudhave dhe ndonjëherë nuk është as shkaku kryesor. Teksa gjenetika dhe koha bëjnë punën e vetë, ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë të cilëve nuk jeni duke i kushtuar shumë vëmendje. Ja cilat janë 5 arsyet më kryesore.





Kremit tuaj të përditshëm i mungon një element kyç

“90% e të gjitha rrudhave të dukshme shfaqen si rezultat i ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë”, tregon Mona Gohara, profesoreshë e dermatologjisë në “Shkollën e Mjekësisë Yale”. “Pjesë e këtij problemi është se njerëzit e përdorin kremin kundër diellit vetëm gjatë stinës së verës dhe e harrojnë atë gjithë pjesën tjetër të vitit. Ai krem nuk është vetëm për kur ju shkoni në plazh ose në pishina. Nuk duhet harruar se jeni duke u ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë edhe teksa dilni për një ecje, gjatë kohës që shkoni në punë ose edhe kur jeni duke ngarë makinën”. Teksa një sasi kaq e vogël e diellit nuk shkakton dëme të mëdha, si djegie , kur ajo mblidhet ndikon në formimin e rrudhave. Pra, këshilla më e mirë do të ishte të mos dilnit asnjëherë nga shtëpia pa vendosur krem kundra diellit.


Jeni duke konsumuar shumë brumëra

Të gjithë e dinë se sheqernat janë një lajm i keq për linjat tuaja, por mund të surprizoheni po të mësoni se lista e efekteve negative nuk mbaron me kaq. Lëkura juaj është një organ dhe sheqeri është një armik për të. Sheqeri së bashku me ushqime të tjera të pasura me karbohidrate dhe glicemi janë shkaktarë të inflamacioneve të ndryshëm të lëkurës. Kjo është një arsye tjetër për të zëvendësuar bukën e bardhë dhe makaronat me bukë të zezë.

Jetoni në qytet

Banorët e qyteteve duhet të tregojnë më shumë kujdes. Ajri i ndotur është i dëmshëm për lëkurën, ashtu si dhe për mushkëritë. Kërkimet kanë treguar se njerëzit që janë më të ekspozuar nga tymi dhe bloza që lëshojnë makinat, si dhe nga faktorë të tjerë ndotës, kanë më shumë mundësi të zhvillojnë rrudha. Nëse një zhvendosje në periferi dhe në fshatra nuk është e mundur, zgjidhja tjetër mbetet një dietë e pasur me ushqime që janë burime antioksiduesish, si perimet e gjelbërta ose edhe peshqit e yndyrshëm. Po ashtu këshillohet edhe përdorimi i produkteve kozmetike që përmbajnë antioksidues, si për shembull vitamina C.

Rrini zgjuar deri natën vonë

Ndiheni vazhdimisht të rraskapitur dhe nuk flini mjaftueshëm? Është një kombinim shumë i keq ky për shëndetin, që çon në rritjen e nivelit të kortizolit, një hormone stresi që merr pjesë në krijimin e rrudhave. Lëkura gjithashtu rigjeneron vetveten teksa jeni duke fjetur, kështu që, nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, jeni duke e humbur një pjesë të këtij procesi.

Pini duhan

Nëse rritja e rrezikut ndaj kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës dhe komplikacioneve të ndryshme në mushkëri nuk janë arsye të mjaftueshme për të hequr dorë nga vesi i pirjes së duhanit, ja ku po i shtojmë një fakt tjetër: Duhani ju bën të dukeni më të vjetër. Vetëm veprimi i rrumbullakosjes së buzëve tuaja rreth një cigareje ndikon në formimin e vijave në pjesën e buzëve. Për më tepër, edhe dëmi kimik që shkaktohet nga tymi e bën lëkurën të humbasë ngjyrën dhe elasticitetin

Tags: arsyetrrudha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Historia që u bë virale në internet, në varrin e një maceje mbinë zambakë të kuq (FOTO)

Historia që u bë virale në internet, në varrin e një maceje mbinë zambakë të kuq (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera