Ditëlindja e saj është në 10 gusht, por përgatitjet kan filluar qysh herët. Bëhet fjalë për ditëlindjen e shumëpërfolur të Kylie Jenner e cila deri më tani ka marrë dhurata nga më të ndryshmet.
Pas dhuratës që bëri shoqja e saj e ngushtë Jordyn Woods, dhe pasi shiti të gjithë linjën e saj të produkteve kozmetike, Kylie ka marrë një dhuratë nga i dashuri i saj Tyga. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë fustan high fashion apo ndonjë një udhëtim ekzotik, po bëhet fjalë për diçka më të madhe.
Reperi ka dashur ta llastoj të dashurën e tij me një Mercedes Maybach, me vlerë 190.000$. Edhe pse lidhja e tyre pa pasur ulje e ngritje të shpeshta, artisti nuk ka dashur të prish zakonin e vitit të kaluar, ku i bleu një Ferrari të bardhë. Mesa duket Kylie nuk është thjesht e dashuruar me makinat, ajo është e obsesionuar.