Bukuria është shumë e rëndësishme për një femër, sidomos kur ajo është natyrale.
Të jesh e bukur do të thotë të kesh një lëkurë të mirë, të pastër e të kuruar.
Ja disa këshilla shumë të vlefshme që do t’ju vijnë në ndihmë për t’u dukur edhe më të bukura:
Përdorni skrab për të pastruar fytyrën: zgjidhni skrab me përbërës natyral, jo me kimikate. Ose përgatiteni vetë në shtëpi me 2 lugë sheqer dhe 1 lugë vaj ulliri.
Përdorni gjithmonë krem hidratues për fytyrën, pavarësisht stinës.
Hiqeni gjithmonë tualetin para se të flini.
Përdorni krem kundra diellit: rrezet e diellit janë shumë të dëmshme për lëkurën dhe shkaktojnë plakje të hershme.
Pini sa më shumë ujë.
Aplikoni një sasi të vogël xheli aloe vera në fytyrë 2-3 herë në javë.
Menjanoni stresin.
Aplikoni maskë me kastravec 2 herë në javë, ato janë toniku me i mirë natyral.
Ushqehuni shëndetshëm me fruta dhe perime të stinës.
Flini gjumë mjaftueshëm.
Mos harroni të bëni 2 herë në javë maska për fytyrën, në varësi të llojit të lëkurës që keni.
Përdorni produkte kozmetike të një cilësie shumë të mirë, ato janë faktori kryesor që dëmtojnë lëkurën.
Mos spruconi asnjëherë parfum në fytyrë.
Nëse keni puçra ose akne, përdorni baltë për fytyrën, në zonën T të saj.
Lajeni fytyrën me ujë të bollshëm disa herë në ditë, kur të gjendeni në shtëpi.








