Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja çfarë ju ndodh kur të filloni të lexoni më shumë

18/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja çfarë ju ndodh kur të filloni të lexoni më shumë

Nuk është nevoja të gjeni prehje tek droga dhe alkooli. Kurseijini paratë… Merrni një kartë biblioteke, ose filloni të shkarkoni disa prej atyre mijëra librave që ofrohen falas. Humbisni në një tregim. Humbisni në një botë tjetër. Futuni në kokën e një personazhi dhe dilni jashtë prej kokës tuaj. Eshtë e menjëhershme. Eshtë ekonomike. Eshtë e mbartshme: është shtegu juaj personal i shpëtimit, kur duket se gjërat janë vërtetë shumë të ngarkuara.





Do të kuptoni se keni një familje.

Dakord, keni prindër dhe ndoshta motra e vëllezër, dhe një mori hallash e xhaxhallarësh, tezesh e dajash, si dhe kushërinj, gjyshër e kështu me radhë.Ose ndoshta jo.Ndoshta ndiheni i vetmuar në botë, i braktisur.Nëse jeni jetim në kuptimin e vërtetë të fjalës, osendiheni si i tillë, nëse nuk përputheni fare me familjen që keni, duke u bërë një lexuesi rregullt, ju gjeni një mënyrë për të gjetur familjen me të cilën mund të përputheni. Është një familje mbarëbotërore, totalisht e hapur dhe me të vërtetë e jashtëzakonshme. Është familja e lexuesve. E të apasionuarve pas librave. E atyre që ndihen të varur nga letërsia. Bibliofilët. Bëhuni një prej tyre, dhe do keni një familje të zgjeruar e të kudondodhur.


Bëheni pjesë e një bisede globale, të përjetshme.

Librat janë rruga me të cilën e shkuara komunikon me ne. Dhe librat janë rruga që ne komunikojmë, përmes kulturave dhe kufijve kombëtarë, përmes linjave shoqërore dhe ndarjeve klasore. Librat na lejojnë të hyjmë në jetët dhe botën e sejcilit, në një mënyrë krejt të rezervuar, por tre dimensionale.A keni dashur ndonjëherë të ishit dikush tjetër, të shkonit diku gjetkë, të provonit një jetë ndryshe nga ajo që keni? Rrëmbeni librin. Çfarë prisni?

Do të mësoni të flisni bukur.

Leximi është rruga më pa mundime për të përmirësuar fjalorin tuaj, shqiptimin dhe aftësitë gramatikore. Lexoni më shumë, dhe do të keni mundësi të qeshni nën zë, kur shokët tuaj postojnë statuse të përditësuara në Facebook, me gabime skandaloze. Ju mund të korrigjoni përdorimin e gabuar që u bëjnë ata fjalëve të zakonshme. Mund të jeni “tirani” gramatikor, që keni ëndërruar gjithmonë të jeni.

Mezi do të presësh radhët, pushimet, sallat e pritjes.

Kjo mund të jetë, në fakt, pika më e madhe e kthesës në jetën tuaj. Në vend që të trokasësh këmbën me padurim, duke bërë uf e puf dhe psherëtirë si një lopë pesimiste, apo të tregosh inatin dhe zemërimin në një mënyrë të papranueshme shoqërore, ti mundet thjesht… të lexosh.Kujtdo libri që i je futur momentalisht, duhet ta marrësh me vete, në xhepin ose në portofolin tënd. Nxirre dhe ke gjetur zbavitjen, shoqërinë, dhe stimulin intelektual. Të gjitha në një “paketë të lëvizshme”. Leximi të krijon mundësinë të jesh i lumtur në çdo kohë, kudo. Eshtë superfuqi për të cilën gjithësecili ka nevojë.

Do të bëhesh një njeri më i këndshëm.

Ti ndofta nuk do t’ia dish që të bëhesh njeri më i këndshëm, por njerëzit në jetën tënde duan. Leximi të lejon të provosh emocionet e dikujt tjetër, gjë që të bën automatikisht të ndjseshëm ndaj atyre që të rrethojnë. Ndoshta nuk keni qënë asnjëherë viktimë e racizmit, abuzimit, ose varfërisë. Ndoshta ti nuk e di sesi ndihet dikush që ofron dashuri dhe nuk e merr mbrapsht. Ndoshta ty të duket më e lehtë të kritikosh, sesa të simpatizosh. Leximi nuk do të t’i shuajë krejt paragjykimet, por do të të ndihmojë shumë që t’i reduktosh. Dhe nxito, për të qenë më i ndjeshëm ndaj të tjerëve.Sepse kur ti jeton jetën e të tjerëve përmes librave, fillon të shohësh jetët e atyre që të rrethojnë. Jetë për të cilat nuk di asgjë.

Tags: Lexonilibra
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Modelja indiane, set të ‘nxehtë’ për ‘Playboy’ (Foto)

Modelja indiane, set të 'nxehtë' për 'Playboy' (Foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera