Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja çfarë nuk dinit për agjërimin gjatë Ramazanit

04/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja çfarë nuk dinit për agjërimin gjatë Ramazanit

Muaji i shenjtë i Ramazanit është në mbyllje, e agjërimi për një periudhë kaq të gjatë kohe përbën padyshim një sakrificë të madhe. Megjithatë, ai ka edhe përfitime të jashtëzakonshme, që nisin nga ato fizike e deri tek ato mendore e shpirtërore. Grekët e lashtë i njihnin të mirat e frenimit nga ushqimi. Në vend që të përdornin ilaçe, – thoshte Plutarku, – më mirë agjeroni. Tradita është ndjekur në shekuj, ndërsa avantazhet e saj janë të pakufijshme. Së pari për trupin. Agjërimi, – e thënë kjo nga shumë ekspertë, – pastron organizmin dhe i jep kohë për të pushuar sistemit tretës. Dr. Razeen Mahroof, anestezist nga Oxfordi, e përshkruan agjërimin si “proces të mirëfillte detoksifikimi”, sepse largon nga trupi toksinat e depozituara në shtresat dhjamore.  Po kështu largohet dhe çdo mbetje ushqimesh të tepërta. Ai konsiderohet një lloj mjeti shërues natyral, sepse ndihmon në çlirimin e një energjie, e cila mund të përdoret në mënyrë më produktive. Mendohet se pas një vakti të rëndë ushqimor, trupi i njeriut përdor për tretjen e këtij ushqimi gati 65% të energjisë së tij të disponueshme. Organizimi i atij që agjëron, këtë lloj energjie mund ta kanalizojë në drejtime të tjera, siç është shërimi i indeve të dëmtuara, sepse nuk ka asgjë për të tretur. Nga ana tjetër, kjo lloj sakrifice ndihmon të krijohen zakone më të shëndetshme të të ushqyerit dhe inkurajon vaktet e lehta. Agjërimi nuk pastron vetëm trupin, por edhe mendjen. Përgjatë kësaj periudhe, individi inkurajohet t’i qëndrojë larg kotësive e negativitetit. Nga ana tjetër, ai përmirëson edhe shëndetin mendor, pasi ndihmon procesin e autofagisë, apo izolimit të organelave të dëmtuara, dhe rrit nivelin e BDNF-së, faktori neurotrofik i derivuar nga truri. Me agjerimin duket se ulet edhe rreziku i disa sëmundjeve, si ajo e Alcajmerit, e Huntingtonit, depresioni, apo goditjet ishemike.






Tags: gjera qe nuk diinindihmon ne depresionramazante mirat. bie ne peshe
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
Ja si e shpreh Tom Hiddleston dashurinë për Taylor Swift (FOTO)

Ja si e shpreh Tom Hiddleston dashurinë për Taylor Swift (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera