Të puthësh personin që do është një nga momentet më romantike dhe pasionante që njeriu mund të përjetojë gjatë jetës. Por nëse deri sot të gjithë kujtonin se përfitonin vetëm kënaqësi, iheartintelligence.com shkruan se puthja ka ndikim dhe në shëndetin e njeriut. Gjatë proçesit të puthjes rritet niveli i oksitocinës, që do të thotë se ju mund të çlironi energjitë e këqija dhe të reduktoni stresin. Përfitime të tjera janë se ju mbroni imunitetin, digjni kaloritë e tepërta, fytyra iu duket më e re, mbroni shëndetin oral dhe atë të zemrës.