Ushqimet e shpejta jo gjithmonë janë një zgjidhje e keqe, megjithatë në shumë raste ato kanë sasi të madhe sheqeri, kripe, yndyrash dhe karbohidratesh. Këto ushqime kanë zakonisht shumë kalori dhe nuk janë shumë të shëndetshme. Sipas një studimi, këto ushqime kanë 160-310 kalori, që është një sasi e madhe dhe e dëmshme. Cilat janë ushqimet e shpejta?
1.Sanduiçi i mëngjesit
Disa përbërës të sanduiçit janë të dëmshëm sepse vezët e skuqura përfshijnë trigliceride, vaj, shije artificiale dhe glycol propilen, i cili është një përbërës që përdoret për të bërë poliestrën.
2. Hamburgeri
Hamburgeri bëhet me mish viçi, i cili mund të ketë hormone që përfundojnë në sistemin tuaj.
3. Pijet e gazuara
Në qoftë se këto pije i blini në dyqanet e ushqimeve të shpejta, merrni më shumë kalori sepse janë më të mëdha.
4. Salca
Sheqeri është përbërësi kryesor për çdo salcë. Salca ka shumë kalori dhe madje përmban shurup orizi, misri, fruktozë, që kanë shumë kalori të gjitha bashkë.
5. Kofshë pule
Te kofshët e pulave ka enë gjaku, kocka dhe lëkura të cilat kanë yndyrë dhe kripë. Mund të shkaktojnë probleme me zemrën dhe diabetin.
6. Patatet e skuqura
Patatet e skuqura, përveç kripës dhe yndyrës, kanë përbërës artificialë dhe sheqer.
7. Hot dog
Kanë shumë nitrate dhe përmbajnë një numër të madh kalorish për shkak të mishit dhe salcave.
8. Milkshake
Përveç qumështit dhe sheqerit përmban natrium fruktozë dhe ngjyrues të ëmbël./blitz.al