Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ja çfarë problemesh i shkakton stina e verës lëkurës

11/07/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja çfarë problemesh i shkakton stina e verës lëkurës

Edhe pse njerëzit e duan verën për shkak të rrezitjes dhe larjes, është e domosdoshme të dihet që nxehtësia dhe lagështia i shkojnë për shtat disa infeksioneve të lëkurës dhe që nga dielli duhet të mbrohemi mirë. Sëmundjet që dielli i përkeqëson





Shëndeti

Sëmundjet që përkeqësohen më së shumti nga ekspozimi në diell janë ato të cilat lidhen me lëkurën. Megjithatë, ato nuk janë të vetme që ndikohen negativisht nga rrezet UV. Më poshtë do të njiheni me një listë të plotë të tyre në mënyrë që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj në këtë drejtim


Dermatiti

I karakterizuar nga lëkura e thatë, dermatiti ose ndryshe pezmatimi i lëkurës, përkeqësohet shumë nga dielli. Ky i fundit dhe i nxehti rrisin dehidratimin e lëkurës, duke provokuar një ndjesi të madhe të tharjes së lëkurës. Hidratimi është i rëndësishëm, qoftë duke pirë shumë ujë e lëngje ashtu edhe duke përdorur një krem të mirë hidratues. Kjo gjë mund të parandalojë një përkeqësim të madh të shqetësimit në fjalë.

Melasma

E shkaktuar nga ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, ajo mund të bëhet akute në verë si pasojë e ekspozimit në diell. Bëhet fjalë për disa njolla antiestetike (të shpifura) të cilat mund të shfaqen në zonat më delikate si në gjoks dhe në fytyrë. Por nuk është e nevojshme që për këtë motiv ju të hiqni dorë nga marrja e rrezeve të diellit, mjafton të mbroheni vazhdimisht dhe në mënyrën e duhur.

Pikat në lëkurë

Pikat në lëkurë, të cilat varen thjesht nga një përqendrim më i madh lokal i melanociteve, bëhen edhe më të dukshme gjatë daljes në diell. Melanocitet janë qelizat të cilat prodhojnë melaninën dhe ekspozimi i madh nën rrezet e diellit i bën ato më intensive dhe të rriten në mënyrë të ndjeshme.

Melanoma

Në momentin që melanocitet degjenerojnë në mënyrë të pakontrolluar, ato mund të shkaktojnë melanomën. Nëse nuk mbroheni vazhdimisht, sidomos gjatë orëve më të nxehta kur dielli është më intensiv, mund të shkaktojë këtë shqetësim, i cili mund të kthehet në një sëmundje të vërtetë. Është e nevojshme të bëni shumë kujdes si kur e keni lëkurën të bardhë ashtu edhe të zezë.

Herpesi i buzëve

Ekspozimi në diell përkeqëson infeksionin e shkaktuar nga herpesi simplex, i cili shfaqet me flluska të bezdisshme dhe të shëmtuara në buzë. Midis hipotezave që justifikojnë këtë përkeqësim të herpesit është ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve UV, që ul sistemin imunitar dhe stimulon shfaqjen dhe përhapjen e herpeseve.

Aknet, puçrrat në fytyrë

Skuqja e zonave të caktuara të fytyrës nga dielli, si ajo rreth syve, mjekrës dhe ballit manifestohet me puçrra që zakonisht çojnë në kruarje dhe flluska të vogla. Përveçse duhet të mbroheni gjatë kohës së ekspozimit në diell, për ta shmangur këtë është e nevojshme të mos pini shumë kafe dhe të limitoni në përgjithësi ushqimet kalorike dhe kafeinën.

Tags: akneherpesiprobleme fytyresstina e veres
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Detaje të tjera nga festa surprizë e Ledri Vulës (FOTO/VIDEO)

Detaje të tjera nga festa surprizë e Ledri Vulës (FOTO/VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera