Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja çfarë tregon grupi i gjakut për shëndetin tuaj

25/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja çfarë tregon grupi i gjakut për shëndetin tuaj

Mund të ndryshoni dietën ushqimore apo të ushtroheni më shumë. Por, nuk mund të bëni asgjë për të ndryshuar grupin e gjakut, i cili është i përcaktuar nga substancat mikroskopike, të trashëguara nga prindërit, që qëndrojnë në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. [grup i gjakut]





Këto substanca ndërveprojnë me sistemin imunitar duke rritur rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme. Prandaj, në varësi të grupit të gjakut, A, B, AB ose O, ju jeni më shumë ose më pak të rrezikuar që të vuani nga një sëmundje e caktuar, si kancer, probleme me zemrën, me kujtesën etj. Ja çfarë tregon grupi i gjakut për shëndetin tuaj.

Probleme me kujtesën


Njerëzit me grup gjaku AB, sidomos të moshuarit, janë më të rrezikuar që të kenë probleme me kujtesën në krahasim me njerëzit që kanë një grup tjetër të gjakut. Kjo lidhet me numrin e disa faktorëve të koagulimit dhe proteinave në gjak,” shpjegon Mary Cushman, profesoreshë e mjekësisë dhe patologjisë tek Universiteti i Vermontit.

Kancer në stomak

Një tjetër lajm i keq nëse jeni me grup gjaku AB: Rreziku për t’u prekur nga kanceri në stomak është 26% më i lartë se njerëzit që kanë grup gjaku B ose 0. (Nëse jeni me grup gjaku A, rreziku është 20% më i lartë se ata ,e grup B ose 0). Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në Revistën Amerikane të Epidemiologjisë.

“Shkaktari mund të jetë një bakter i quajtur H. pylori, i cili gjendet tek rreth 2/3 e popullsisë në të gjithë botën. Duke qenë se reagimi i sistemit imunitar ndaj këti bakteri është më i madh tek personat me grup gjaku AB ose A, ata janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri”, shpjegon Gustaf Edgren, epidemiologjist tek Universiteti Spitalor Karolinska në Suedi.

Ulcera

I njëjti bakter që mund të shkaktojë kancer të stomakut tek njerëzit me grup gjaku A ose AB, rrit rrezikun për t’u prekur nga ulcera tek njerëzit me grup gjaku 0.

Sëmundje të zemrës

Falënderoni gjenetikën ju me grup gjaku 0. Ju jeni 20% më pak të rrezikuar të vuani nga sëmundjet e zemrës krahasuar me njerëzit që kanë grupe të tjera gjaku. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit. Njerëzit me grupe gjaku AB dhe B janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundjet e zemrës, treguan të dhënat e studimit. Autorët thonë se disa grupe gjaku lidhen me nivele të larta të inflamacionit, që shpjegon pjesërisht lidhjen e tyre me sëmundjet e zemrës.

Kanceri i pankreasit

Një tjetër përfitim për njerëzit me grup gjaku 0: Ata janë 37% më pak të rrezikuar që të preken nga kanceri i pankreasit në krahasim me njerëzit me grupe të tjera gjaku, sugjeron një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit. Autorët e shpjegojnë këtë lidhje me prezencën e bakterit  H. pylori, i cili rrit rrezikun për prekje nga sëmundjet e zemrës tek personat që nuk kanë grup gjaku 0.

Siç shihet, grupi i gjaku luan rol në rreziqet për t’u prekur nga sëmundjet, megjithatë kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit janë të rrezikuar. Nëse bëni një mënyrë jetese të shëndetshme, ushqeheni mirë dhe kryeni sa më shumë ushtrime fizike, ju nuk do të rrezikoheni nga asnjë sëmundje, pavarësisht grupit të gjakut./Shendeti.com

Tags: grupi i gjakutshendet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
Next Post
Moti, ja si parashikohet fundjava

Moti, ja temperaturat për sot








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera