Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ja cilat janë 10 sekretet e bukurisë të grave lindore

19/08/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja cilat janë 10 sekretet e bukurisë të grave lindore

Femrat e lindjes, si India, Maroku, Egjipti dhe vendet e Lindjes së mesme dallohen për bukurinë e tyre dhe për lëkurë dhe flokë shumë të bukur e të kuruar.
Nëse do të dish se cilat janë truket e tyre për tu dukur kaq bukur, po ju listojmë më poshte sekretet e tyre kryesore te bukurisë:





Vaji i arganit

Gratë e lindjes së mesme e përdorin që prej lashtësisë vajin e arganit si për fytyrën ashtu edhe për flokët.


Ekstrakti i Amlës

Amla është një frut Indian, i ngjashëm me rrushin dhe ai është shumë popullor në Indi dhe Lindjen e Mesme. Ekstraktin e këtij fruti çudibërës femrat lindore e përdorin në shampo, balsam dhe maska për flokët.

Uji i trëndafilit

Uji i trëndafilit është një tonik natyral shumë i mirë, i cili qetëson lëkurën, largon irritimet dhe skuqjet dhe i jep lëkurës një pamje të freskët e të shndritshme. Përveç të tjerash ai ka edhe një aromë shumë të këndshme dhe freskuese për lëkurën.

Kurkuma

Kurkuma përdoret gjerësisht në Lindje jo vetëm në gatime, por edhe si një produkt me përdorim në kozmetikë. Pudra e kurkumës përdoret në maska të ndryshme për fytyrën.

Kënaja

Kënaja përdoret gjerësisht në Indi dhe Lindjen e mesme jo vetëm për te realizuar tatuazhet e famshme me hëna, por edhe si bojë natyrale për flokët dhe vetullat.

Limoni

Lëngu natyral i limonit përdoret gjerësisht si një mjet kozmetik për lëkurën në Lindjen e Mesme. Ai shërben si një pastrues dhe tonik i mrekulleshëm natyral.

Vaji i farave të mustardës (sinapit)

Vaji i farave të mustardës ose siç quhet ndryshe sinapit përdoret prej shekujsh në Indi dhe Lindjen e Mesme si një produkt çudibërës për flokët. Ai ndihmon në rritjen dhe shkëlqimin e flokëve.

Dylli natyral “Halawa”

Dylli Halawa është shumë popullor në vendet lindore dhe ai pregatitet nga një shumëllojshmëri vajrash esencialë natyralë, me dyll blete dhe ka aromën e drurit të Sandalit. Ky dyll gjen një përdorim shumë të gjerë, si produkt për të fërkuar trupin e deri tek aplikimi i tij si dezodoant natyral.

Hamam

Banjoja turke ose siç quhet ndryshe Hamam aplikohet prej shekujsh në vendet e Lindjes dhe ai ka efekte shumë pozitive për lëkurën, pasi hap poret dhe largon toksinat, si dhe ndihmon për rënien në peshë.

Parfumeria natyrale

Lindja është vendi i aromave dhe vajrave esencialë dhe femrat atje përdorin parfumet natyrale, pa shtesë të alkoolit në to, të cilat janë shumë më të qëndrueshme dhe më të thella si aroma se sa parfumet e brandeve që jemi mësuar të blejmë në dyqanet e parfumerisë.

Tags: bukuriagarte lindoresekertet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Rikthehet Michael Buble, së shpejti nxjerr albumin e tij më të ri

Rikthehet Michael Buble, së shpejti nxjerr albumin e tij më të ri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera