Vera ka startuar tashmë dhe njëkohësisht me të janë prezantuar dhe modelet me ‘in’ të rrobave të banjos, të cilat nuk duhet të mungojnë në asnjë mënyrë në garderobën tuaj. Nëse po planifikoni pushime tropikale, apo të kaloni disa momente në një pishinë verore atëherë duhet të keni parasysh se cilat modele do t’ju shkonin më shumë në këto ditë ku temperaturat po kapin majat.
Nga e verdha e ndezur, ngjyrat fosforishente, dizajnet me leopard, stil retro dhe të poshtme me bel të lartë, këto janë disa nga trendet e vitit 2019. Midis një larmishmërie zgjedhjesh, më poshtë ju sjellim disa prej tyre:/revistawho.com