Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja cilat janë shenjat e para që tregojnë se jeni prekur nga depresioni

07/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja cilat janë shenjat e para që tregojnë se jeni prekur nga depresioni

Depresioni, veçanërisht në rastet më të fshehura nuk përfshin gjithnjë lot apo ndjesi të mungesës së lumturisë. Por këto janë disa nga shenjat se si mund ta kuptoni atë. Fshehja e ndjenjave Ju mund të jeni një person që arrin ta fshehë shumë mirë depresionin e tij. Për këtë arsye të tjerët mund të mendojnë se jeni një person në kërkim të profesionit dhe karrierës. Por jo gjithnjë përqendrimi në punë është i lidhur me të qenët të përqendruar te diçka dhe jo të shpërqendruar nga diçka tjetër. Kur shihni një person të tillë, bëni më mirë të mendoni se në sipërfaqe ai ose ajo sillet sikur i ka të gjitha në rregull, por në thellësi ata mund të jenë të tmerruar ngaqë nëse fillojnë të flasin do të ndjejë sikur gjërat po e shkatërrojnë përbrenda. Mungesa e lumturisë apo mërzisë Ekziston një zonë gri e çuditshme që mund të jetë shenjë e apatisë apo ambivalencës. Nëse një person është në depresion, ai mund t’i ketë çaktivizuar të gjitha emocionet që nga lumturia deri te mërzia. Ndonëse në dukje e pazakontë, në të vërtetë një person që i përjeton thellë ndjenjat e tij është më i shëndetshëm dhe më i kënaqur në kuptimin afatgjatë. Një shenjë e fshehur e depresionit mungesa e lumturisë apo mërzisë duhet luftuar sa më shumë me praninë e miqve. Keni një jetë të ngarkuar Një nga mënyrat që njerëzit zgjedhin të përballojnë barrën emocionale që mund të kenë është të kthehen në autopilot. Duke u fokusuar në mënyrë të papërmbajtur ndaj një subjekti të caktuar që mund të jenë fëmijët apo edhe puna, njerëzit e bllokojnë horizontin e gjërave të tjera në jetën e tyre. Nëse njihni një person të tillë duhet ta merrni parasysh se depresioni mund të jetë një nga shkaqet. Inatoseni për gjëra të zakonshme Shumë njerëz mendojnë për depresionin si trishtim, të qara dhe melankoli, por zemërimi është gjithashtu një shenjë e zakonshme, veçanërisht te meshkujt. Mund të jetë zemërim në një mënyrë më të pranueshme nga aspekti shoqëror, por gjithsesi sa herë që shihni dikë që është i inatosur vazhdimisht për një kohë të gjatë, tregohuni të kuptueshëm. Jeni të pakujdesshëm Një tjetër shenjë e depresionit të patrajtuar, veçanërisht te burrat është ndërmarrja e rreziqeve. Të pakënaqur me jetën e tyre, njerëzit në depresion mund të tregohen të pakujdesshëm, sepse e shohin jetën e tyre si të pavlerë për t’u ruajtur. Nuk mendoni qartë Një mendje jo e kthjellët është një simptomë e zakonshme e atyre që janë prekur nga depresioni. Ideja që dikush mund të mos i mendojë gjërat qartë dhe se i është errësuar arsyetimi, është e pranishme te personat me depresion dhe që nuk përqendrohen dot. Nuk ju pëlqejnë aktivitetet që më parë i adhuronit Mund të keni qenë të çmendur pas palestrës apo pas një aktiviteti tjetër, por papritur e keni humbur interesin? Nëse filloni të ndieni se po e detyroni veten të vazhdoni ta bëni dhe se thjesht nuk doni ta ndiqni më atë pasion, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e depresionit. Truri ndryshon gjatë depresionit dhe kjo ju bën më pak aktivë në gjërat që dikur i bëni mjaft të motivuar. Përqendrimi te vetja Depresioni ju detyron të përqendroheni pas vetes dhe nevojave tuaja në vend të të tjerëve.






Tags: depresionishenjat e para
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Ngjarje e pazakontë në Romë, lind fëmija i parë nga një mashkull

Ngjarje e pazakontë në Romë, lind fëmija i parë nga një mashkull








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera