Cilët janë elementet që ndikojnë në tërheqjen seksuale mes njerëzve? A mjafton vetëkontrolli për të shmangur një kontakt shpirtëror apo fizik? Janë pikërisht hormonet ato që janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kemi pranë personat që dëshirojmë më tepër. Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh. Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, frika që kemi prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për marrëdhënie seksuale. Madje, edhe kur ajo është shumë urgjente. Ja cilët janë faktorët që ndikojnë tek tërheqja seksuale…
Aroma
Është faktori kryesor që na ndihmon për të zgjedhur partnerin. Dihet që çdokënd e karakterizon aroma e trupit të tij. Një aromë e këndshme do të ishte shumë më efikase sesa një pajme e bukur. Një tjetër detaj është edhe parfumi. Për shembull, mjafton që të parfumosesh me disa pika rreth qafës nga era e veçantë dhe kësaj nuk mund t’i rezistojë asnjë mashkull.
Veshja
Gruaja e veshur me të kuqe, të mbush me pasion. Me këtë ngjyrë, femrat shpesh fitojnë ftesa për takime, pasi meshkujt ndikohen shumë nga simbolizmi romantik i ngjyrave, instiktit primar dhe seksit në përgjithësi. Nëse do të bënit tuajën një veshje ku e kuqja të jetë protagoniste, atëherë suksesi është i garantuar.
Hormonet
Përderisa një femër tërhiqet nga një mashkull tip muskuloz, nesër ajo mund të gjendet në krahët e një djali të sjellshëm, të tipit romantik. Kjo ndodh për shkak të hormoneve që shpesh i përcaktojnë dëshirat. Ashtu siç u përmend edhe më sipër, janë pikërisht hormonet që zgjojnë ndjesitë seksuale.
Stresi
Ndjenja e stresit është në një nivel të njëjtë ndikimi në trupin e njeriut, ashtu siç është tërheqja seksuale, por në drejtime të kundërta. Kur një mashkull është i stresuar, ai mundohet ta balancojë gjendjen e tij psikofizike duke tentuar t’i afrohet një femre dhe probabiliteti i mundësisë për të të ftuar një mashkull për një darkë romantike, është kur ai gjendet në situata të vështira, e jo në ato normale.
Epshi
Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dëshirën për seks (libidos) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Si bëhet një djalë ose një burrë epshor? Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Djali dëshiron të arrijë një orgazëm dhe kërkon të gjejë një partnere, që të bashkëpunojë me të për të arritur orgazmën. Kjo do të thotë se ai, në fund të fundit, kujdeset vetëm për veten. Epshi është egoist.
Dashuria
Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Përzierja e serotoninës, testosteronit, dopaminës, endorfinave dhe e lëndëve të tjerave kimike që qarkullojnë në trup e në tru në një kohë të dhënë, përcaktojnë përgjigjet fizike dhe emocionale të personit. Disa hormone nxisin, të tjerat frenojnë. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona. Hormonet, secili me kontributin e tij, vijnë në shtrat bashkë me ne. Çdo kimikat që rishfaqet, shton diçka të re në marrëdhënie.
Parfumi
Parfumi është gjithashtu një element i rëndësishëm epshndjellës tek njerëzit. Mjafton që të parfumosesh me disa pika rreth qafës nga era e veçantë dhe kësaj nuk mund t’i rezistojë asnjë mashkull.
Gjendjet emocionale
Kur një mashkull është i ngarkuar me emocione negative, pra është i stresuar, ai mundohet ta balancojë gjendjen e tij psikofizike duke tentuar t’i afrohet një femre dhe probabiliteti i mundësisë për të të ftuar një mashkull për një darkë romantike, është kur ai gjendet në situata të vështira, e jo në ato normale.
Ngjyra e kuqe
Gruaja e veshur me të kuqe, të mbush me pasion. Me këtë ngjyrë, femrat shpesh fitojnë ftesa për takime, pasi meshkujt ndikohen shumë nga simbolizmi romantik i ngjyrave, instiktit primar dhe seksit në përgjithësi.